Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre të NATO-s janë duke zhvilluar një stërvitje të madhe, që përfshinë më shumë se 20 kombe.
Në kuadër të kësaj stërvitje, ata kanë kryer një sërë stimulimesh operacionesh e raste rreziku, duke e shtrirë stërvitjen me forca tokësore, detare e ajrore.
Avionët ushtarakë amerikanë, por edhe ato të vendeve anëtare të NATO-s, kanë fluturuar këto ditë mbi qiejt e vendeve të tyre.
CNN sjell pamje nga stërvitja në fjalë, e shton, se ajo është hartuar pjesërisht për t’i dërguar një mesazh Presidentit rus Vladimir Putin.