Nga Elmaz Sherifi
Jam duke shkruar “vellimin e dyte” te librit Shqiperia e panjohur trashegimi institucionale prej Antikitetit deri me 1920. Libri ka karakter akademik dhe eshte tekst per studentet e drejtesise per Historine e institucioneve te Shqiperise, duke zevendesuar tekstin e Historise se Shtetit dhe te Drejtes ne Shqiperi, sepse teksti e ka “mbaruar misionin” e tij, te pakten para dy dekadave.
Ne “vellimin e dyte” trajtohen, vetem sipas burimeve arkivore, zhvillimet politike e institucionale, prej vitit 1920, deri me 1946, kur zgjedhjet per Asamblene Kushtetutese te dhjetorit 1945, nxorren delegatet qe miratuan Kushtetuten e Republikes popullore te Shqiperise. Sa shume deformime ka per parlamentin. Prej 1912 deri me 1920 ne Shqiperi nuk ka patur parlament. Ne tekstet e jurisprudences thuhet se parlamenti ka ekzistuar e ka funksionuar. Pleqesia e zgjedhur nga delegatet e delegatet e Kuvendit Kombetar te Vlores, me 18 anetare e me kryetar Vehbi Dibren e zevendes kryetar Eqerem Bej Vloren, eshte konsideruar parlament. Ai institucion nuk kreu funksione te pushtetit legjislativ dhe nuk ka miratuar asnje ligj per te kryer reformat qe pretendohen. E vertete eshte se delegatet e Kuvendit Kombetar te Lushnjes krijuan nje Keshill Kombetar me 37 anetare dhe jeta parlamentare filloi per here te pare ne Shqiperi ne mars 1920. Kete te vertete historike institucionale e ka bere te ditur Kryetari i Keshillit te Nalte Aqif Pashe Elbasni, kur hapi punimet e Keshillit Kombetar me Tirane. Edhe anetaret e Keshillit Kombetar nuk u zgjodhen nga populli, por u emeruan nga delegatet e Kuvendit Kombetar te Lushnjes.
Zgjedhjet e para parlamentare me votim jane kryer ne prill 1921. Njohja ne detaje e historise politike e institucionale, prej marsit 1921, deri te keto te zhvilluara me 25 prill 2021, me obligon te bej pyetjen retorike “Ku t’i gjejme rrenjet o “Parlament i Sajuar” ?
Ky parlament do te hyje ne historine parlamentare, si “parlamenti i sajuar”, me qesharaku, por qe ka krijuar edhe probleme madhore ne deformimin e jetes se institucioneve te shtetit te se drejtes.
Perse eshte “Parlament i Sajuar” ?
Sepse deputetet e tij nuk jane zgjedhur te gjithe nga populli,e per pasoj, sovraniteti i tij, nuk eshte as i deleguar. Parlamenti nuk ka 140 deputete, si percakton Kushtetuta e Shqiperise, por, vetem 122.
Nga kjo “turme” 42 deputete hyne nga listat e PD-se, dhe dolen “jashte loje”, nga listat e PS-se.
Kjo “turme amorfe” qe zgjedhjet e 25 prillit i “shkrine ne furrat e rilindjes”, te majte e te majte ekstrem, me te djathte e te djathtet ekstrem e i la pa mandat, kane kurajon e te marrit e megjithese pa mandat deputeti, kane krijuar Komisionin Hetimor per shkarkimin e Presidentit dhe gajasen ne foltoren e parlamentit me marrezite qe dalin nga “goja e shturur” qe “ushqehet” me leket qe paguhen nga taksa paguesit e varfer shqiptare, qe i paguajne shume mire sa kohe argetohen ne parlament, por do t’u paguajne edhe pensionin suplementar, “pensionisteve parlamentare”.
Kush i promovoi keta mekatare, qe diten shajne Ramen dhe naten bejne dille per ndryshimin e kushtetutes, te legjislacionit zgjedhor ashtu si e deshironte Rama, qe kane bere ligje per te perftuar prona individ qe i sherbejne pushtetit, qe miratojne buxhetin si maxhoritare ?
I promovon sistemi politik i korruptuar, deri ne pore dhe partite politike qe nuk mendojne aspak per funksiononimin e shtetit te se drejtes, qe sjellje liri e prosperitet ekonomik per shqiptaret, por, pushtet e mireqenie per kryetaret.
Kush mund ta ndal sot kete “ortek anarkie” ?
Vetem Gjykata Kushtetutese, e cila ka ne dore momentin historik per t’i dhene jete shpreses se njerezve idealist te Reforma ne Drejtesi, me te pakten tre shqyrtime. Vendimi i saj per Teatrin, shqyrtimi i legjitimitetit te zgjedhjeve te vereqeverisjes vendore dhe vendimit qe do te marre “Parlamenti i Sajuar” per shkarkimin e Presidentit.
Jo se parlamenti nuk ka fuqi juridike te shkarkoj Presidentin, por ky parlament nuk eshte legjitim per ta marre ate vendim.