Me mbarimin e zgjedhjeve, krimi është rikthyer fuqishëm, gazetari: Më keq se Meksika…

0
199

Me mbarimin e zgjedhjeve, krimi i është rikthyer fuqishëm aktivitetit. Shqipëria është zhytur totalisht nën pushtetin e vrasjeve mafioze.

Për komentuesit e shumtë në median sociale, krimi ka bërë një pushim sa për të blerë zgjedhjet dhe më pas është rikthyer me më shumë vrull.

Vrasjet më të rënda po shënohen në rajonin e Vlorës, në zonën e deputetit Edi Rama.

Ky i fundit nga ana tjetër e përdor policinë për qëllimet e tij personale, siç është manipulimi zgjedhor apo prishja e ndërtimeve që prishin planet e oligarkëve qeveritarë, thonë komentuesit.

Gazetari Klodian Tomorri thotë se Shqipëria është bërë më keq se Meksika.

“Ministria e Brendshme duhet t’i propozoje Komitetit Teknik të Eksperteve të amendojë pak këtë punën e orës policore për ta kthyer vendin në shinat e ligjit. Neni duhet riformuluar kështu: 

Pas orës 23 ndalohet rreptësisht dalja jashtë e qytetarëve, përveç atyre që kanë për të bërë ndonjë vrasje.

Bëni ndonjë akt normativ aty shpejt e shpejt. Hajde shtet hajde. Të keqen e Meksikës,” shkruan ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here