Vlorë/ Atentatorët e Velajt dogjën makinën, viktimës i kishin vrarë edhe vëllanë në masakrën e Çoles

0
116

Pamjet që shihni vijnë nga vendi ku mbeti i vrarë Shkëlzen Veliaj, të cilit iu bë atentat pak para mesnate në Vlorë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:55, në lagjen “24 Maji”. BWsjell pamjet nga pallati ku mbeti i vrarë 35-vjeçari, i cili ndonëse e pikasi se disa persona po e ndiqnin me makinë, tentoi të dilte me vrap nga mjeti dhe të hynte në pallatin ku banonte, por u qëllua me breshëri plumbash dhe humbi jetën në spital.

Mësohet se Shkëlzen Velaj, është vëllai i Ardi Velaj, i mbetur i vrarë në masakrën e Çoles, ndodhur në 7 prill të 2015-ës.

Ndërkohë, automjeti i autorëve të dyshuar të ngjarjes, një BMW, fill pas krimit u dogj në fshatin Risili. Mjeti është shkrumbuar totalisht. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërkohë që policia po heton.

ImageImage

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here