Një person është vrarë me armë zjarri pranë ish-Ekspozitës në Tiranë. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta bën me dije se babai ka vrarë ish burrin e vajzës në proces divorci.
I plagosur rastësisht ka mbetur avokati Adriatik Cama, i cili mbron ish-policin Nevaldo Hajdaraj.
Report Tv ka mësuar detaje të reja nga vrasja në Tiranë, pranë ish-Ekspozitës, në një lokal. Mësohet se autori babai ka vrarë ish-burrin e vajzës së tij, për çështje divorci.
Report Tv mëson se në tavolinë me viktimën ishte dhe ish-prokurori Adriatik Camaj, me profesion avokat. Ai është avokati i Nevaldo Hajdaraj, që vrau të riu Klodian Rasha.