Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka bërë një kërkesë të veçantë moderatorit Arjan Çani mbrëmjen e sotme, ku është i ftuar për një intervistë të fokusuar kryesisht te vendimi i DASH për ta shpallur non-grata.
Në nisje të emisionit, Sali Berisha i ka kërkuar Arjan Çanit të heqë dritat mavi dhe t’i zëvendësoje me drita blu.
Pjesë nga biseda:
Berisha: Kam një kërkesë të vogël, këto dritat mavi m’i hiq, m’i zëvëndëso me blu sonte.
Çani: Kemi mavi sonte këtu? Nuk i do fare mavitë?
Berisha: Jo. Te kuqen po, se eshte e flamurit.
Çani: Ledio të hiqen.