“BalkanWeb” siguron foton e viktimës, Kudret Saliajt, i cili u vra ditën e sotme nga ish-vjehrri i tij, pas sherreve të vazhdueshme për divorcin dhe kujdestarinë e fëmijëve. Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës.
Saliaj kishte hapur procesin gjyqësor për t’u ndarë nga gruaja e tij me të cilin kanë edhe 3 fëmijë në dhjetor të 2020-ës.