GJKKO dënon me 8 vite burg anëtarin e grupit të Habilajve

0
132

 

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 8 vite burg Reshat Radhimën, anëtar i grupit të Habilajve.

Rradhima u shpall fajtor për “kultivim të bimëve narkotike të kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal” si dhe për “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

Reshat Radhima u ekstradua nga Italia më 17 prill 2019 dhe pikërisht kjo datë do të cilësohet nisja e vuajtjes së dënimit.

Ndërkohë më 18 maj, GJKKO Organizuar ka dënuar me 10 vite burg Moisi Habiljan ndërsa me nga 9 vite janë dënuar Nezar Seiti, Meridian Sulaj dhe Fatmir Minaj.

Pas tre vite hetime, SPAK kërkoi 63 vite burg në total për katër anëtarët e grupit Habilaj, por dënimi i tyre u ul në 37 vjet pasi pranuan gjykim të shkurtuar.

Moisi Habilaj është dënuar dhe në Itali me 15 vite burg, por ky vendim nuk u ekzekutua pasi u arratis nga banesa ku qëndronte me masë sigurie “arrest shtëpie”. Pala italiane ka dyshime se Moisi Habilaj është fshehur në Shqipëri.

Si të përfshirë me grupin Habilaj pati akuza edhe ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të Policisë Vlorë, Jaeld Çela, por këto akuza u rrëzuan ndërsa janë dënuar vetëm për “shpërdorim detyre”.

Popullor në Komunitet
Ads by

Sponsored

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here