Një ngjarje e rëndë tronditi këtë të premte Tiranën, ndërsa Mexhit Picari vrau me armë zjarri dhëndrin e tij Kudret Saliaj, i cili ishte në proces divorci me vajzën e tij, Dhurata Saliaj.
Në këtë ngjarje mbeti i plagosur edhe avokati i viktimës, Adriatik Cama. Por ajo që e bën edhe më të rëndë ngjarjen është se e gjithë skena u zhvillua në sy të djalit të vogël të çiftit, bashkëjetesa e të cilëve kishte prej më shumë se një viti që kishin probleme të theksuara.
E gjithë ngjarja ndodhi në një lokal.
Në seancën e sotme do të vendosej kujt do I takonte kujdestaria e fëmijëve, pasi çifti kishte 3 fëmijë.
Djali i mitur ka pare të gjithë skenën e vrasjes ndërsa në kushte të rënduara psikologjike është shoqëruar nga policia për tu qetësuar.