Shtohet misteri i vrasjes së 20-vjeçares në Greqi, në thonjtë e saj asnjë gjurmë ADN-je

0
116

Vijon të shtohet misteri rreth vrasjes së 20-vjeçares britanike në Greqi. Raundi i parë i analizave të ADN-së ka rezultuar pas asnjë rezultat. Sipas raportimeve, në thonjtë e viktimës Caroline nuk është gjetur asnjë gjurmë ADN-je.

Po ashtu, pamjet filmike të këqyrura deri më tani nga kamerat e sigurisë nuk kanë mundur që të kapin ndonjë automjet më të cilin supozohet të jetë bërë arratisja e tre banditëve.

Ndërsa, gjurmët e bashkëshortit të të ndjerës në ngjitësin me të cilin të resë i ishte mbyllur goja të ndjerës janë të justifikuara. Kjo pasi, sipas dëshmive ata nuk e kishin, por ua kishte dhënë vetë ai.

Mungesa e të dhënave dhe rezultateve ka bërë që oficerët e policisë të kthehen në vendin e krimit për të hetuar më tej. Grupi hetimor nuk po e zgjidh dot dinamikën e ngjarjes pasi e përjashtojnë mundësinë që tre grabitësit të kenë qenë aq me fat dhe aq të koordinuar në veprimet e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here