VIRGJËRESHA: Të lindurit në shenjën e Virgjëreshës priren të jenë paksa posesivë kur vjen puna tek personat e rëndësishëm për ta. Jep shumë në një lidhje, mirëpo përveç dashurisë, ”ofron” gjithashtu skena xhelozie. Duke qenë se është një shenjë me imagjinatë të zhvilluar, nuk është aspak habi që të mendojë skenarë nga më të ndryshmit. Nëse një Virgjëreshë është lënduar më parë, dijeni se është gjithmonë në sulm ( më saktë në pritje të më së keqes) dhe për këtë arsye humbet toruan dhe shikon me dyshim çdo lëvizje tw partnerit, sipas living. Që do të thotë se kur bëhet xheloze, do të arrijë në përfundimin se marrëdhënia mori fund edhe nëse nuk po ndodh asgjë. Duke thënë këtë, është gjithmonë mirë që të jesh i hapur dhe i ndershëm me një Virgjëreshë. Mund të duhet pak kohë për ta qetësuar, por nëse marrëdhënia ia vlen, është e nevojshme për ta bërë.