Trondit trajneri i bashkëshortit të 20 vjeçares: E njëjta gjë më ka ndodhur dhe mua, autorët flisnin shqip

0
124

Çdo ditë mediat greke publikojnë fakte të reja në lidhje me vrasjen e 20 vjeçares në Glyka Nera në orët e para të mëngjesit të 11 majit.

Së fundmi programi investigativ ‘Dritë në tunel’ ka transmetuar intervistën e trajnerit të bashkëshortit të 20 vjeçares.

Ai tregoi se si së bashku me gruan e tij ishin grabitur në shtëpinë e tyre luksoze në  Alepochori Megaron.

Por më e habitshmja ishte se mënyra e veprimit e tre kriminëlëve ishin identike me atë të grabitësve në Glyka Nera.

Gjithashtu dy kolegët kanë gjetur gjuhën e përbashkët në përshkrimin e grabitësve veçanërisht të udhëheqësit, përveç gjuhës që ata folën.

Bashkëshorti i Carolinës dhe trajneri i tij janë shprehur: ”Ai ishte i gjatë rreth 1.70, me një qafë të shkrutër, fliste mirë greqisht- këtu fillon ndryshimi, trajneri shprehet se ata përmenden dhe disa fjalë shqip, ndërsa bashkëshorti i 20 vjeçares është shprehur se ata flisnin një gjuhë që nuk e kuptoja.

Të tre autorët e dy grabitjeve ishin rreth 35 vjeç , ndërsa ata nuk lanë gjurmë gishtash dhe gjurmë ADN-je në të dy shtëpitë.

‘’Udhëheqësi sulmoi gruan time si Carolinën. Ata i mbyllën hundën dhe gojën dhe bërtisnin: vriteni plakën. Ajo jeton në luks. Pastaj ai më tha: “puna jonë është të grabisim dhe të vrasim”,  rrëfen i tronditur trajneri.

Ai ka rrëfyer më tej, se grabitësit e shtëpisë së tij kishin qëndruar të fshehur dhe se kishin vëzhguar çdo lëvizje të tij dhe bashkëshortes.

“E dinin se kur i mbyllnim grilat. Erdhën nga krahu i djathtë i shtëpisë dhe lëvizën në vende të errëta në banesë. Pasi më morën 1100 Euro më kërkuan akoma më shumë para. U larguan pasi zbuluan bizhuteritë. Madje vranë qenin që të mos bënte zhurmë. Unë dhe ime shoqe kemi parë me qindra foto, njësoj si Babis, por nuk kemi njohur asnjë”, është shprehur ai për mediat greke.

Por më tronditëse është dëshmia e gruas e cila ka vuajtur dhunën e grabitësve.

Njësoj si Caroline edhe ajo i kishte hequr maskën drejtuesit të grupit. Por kjo lëvizje shkaktoi zemërimin e tij, i cili ka bërtitur: “Vriteni plakën”.

“Fillova të bërtas dhe të kërkoj ndihmë. Më mbyllën gojën. Më hodhën në divan dhe më tërhoqën për 12 metra. Më goditën në trup dhe fytyrë. Në të njëjtën kohë drejtuesi i grupit bërtet dhe thotë “Vriteni atë”.

Kalova 22 ditë në reanimacion pasi ishte e dëmtuar rëndë. Do të vdisja nga gjakderdhja nëse bashkëshorti im nuk do të kishte shpëtuar dhe të thërriste për ndihmë”, ka treguar ajo.

Më tej, e moshuara ka shtuar se pas sulmit kanë jetuar në terror dhe mbanin gjithmonë pranë vetes një buton alarmi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here