GJERMANI– Autori i vrasjes së shqiptarit në Gjermani, është vetëdorëzuar. I dyshuari Rinor Z. nga Kosova u përball me autoritetet ditën e sotme. Ai u shfaq i shoqëruar nga avokati i tij Clemens Angerer dhe iu shpall urdhri i arrestit. I dyshuari tani është në paraburgim pasi akuzohet për vrasje.
Të enjten në qendër të qytetit të Hanoverit në Gjermani është vrarë 30-vjeçari, shqiptar nga Kosova, Armin Neziri.
Ai u qëllua me armë zjarri në një nga kryqëzimet e qytetit gjerman, teksa ndodhej brenda automjetit të tij tip “Porsche Cayenne”, ku si pasojë mbeti i vrarë në vend. Motivi i konfliktit nuk është zbardhur ende