Një kompeticion i madh si Euro 2020 i cili do të luhet këtë vit pas shtyrjes nga pandemia pritet të dhurojë spektakël me emrat e konfirmuar si Mbappe, Kane, Lewandowski ect por si gjithmonë nuk do tëmungojnë as surprizat e as talentet. Janë 10 lojtarë të moshës 17-20 vjeç që janë përzgjedhur si futbollistët potencialë që jo vetëm të shkëlqejnë por do të jenë edhe e ardhmja e futbollit europian.
I pari në listë, Adam Hlozek, vetëm 18 vjeç dhe sulmues titular te Sparta e Prages me një vlerë aktuale prej 18 mln Euro. Pritet shumë nga ai te çekia dhe jo vetëm.
Jamal Musiala, ndoshta të gjithë e njohin sepse është vetëm 18 vjeç dhe te Bayerni shkëlqeu këtë vit në çdo kompeticion ku ka debutuar. Fantazist dhe me këmbë të arta, Low do t’i jape shanse të riut në Euro 2020 ndërsa vlera e merkatos arrin në 40 mln Euro.
Ryan Gravenberch, ndoshta një nga më të spikaturit te Holanda me talentin e tij. Mesfushori i Ajaxit vlen 40 mln euro ku edhe pse 19 vjeç do të jetë titullar për tulipanët dhe shihet si Pogba-ja i kombëtares.
Orkun Kokcu, 20 vjeç, mesfushor titullar te Feyenoord, një nga kolonat e Turqisë ku do të mbështetet trajneri Gunes. Vlera e tij, të paktën 18 mln euro.
Pedri, 18 vjeç, sulmesi i Spanjës. Konsiderohet si e ardhmja e Barcelonës dhe vetëm në vitin e parë te katalanasit ka luajtur 2425 minuta me 4 gola e 6 asiste. Vlera e merkatos, 80 mln Euro.
Nuno Mendes, 18 vjeç mbrojtës dhe kampion i Portugalisë me Sporting Lisbon. Ka shkëlqyer dhe pritet ta bëjë edhe në Euro 2020. Vlera në merkato, të paktën 40 mln euro.
Jeremy Doku, 19 vjeç, një nga talentet që pritet shumë te Belgjika. Sulmues i Rennes dhe konsiderohet si pasardhësi i Hazard. Vlera në merkato, 30 mln Euro.
Jude Bellingham. Për të ka vetëm elozhe, është 17 vjeç dhe kur luan në fushë duket si 28 vjeç, plot siguri. Vlera e merkatos, të paktën 80 mln Euro por Dortmundi e shikon të pashitshëm. Pritet shumë nga ai te Anglia.
Ilya Zabarnyi, vetëm 18 vjeç dhe 1.90 I gjatë. Qendërmbrojtës i Dynamo Kiev dhe titullar te Ukraina, vlera e merkatos 15 mln euro.
I fundit në listë, Josko Gvardiol, 19 vjeç. Qendërmbrojtës i Dinamo Zagreb, talent i kombëtares dhe titullar te Kroacia. Vlera në merkato, 19 mln Euro.