Trupi i pjetë i një shqiptari është gjetur në qytetin e Empolit në Itali.
Sipas mediave vendase mësohet se 36-vjeçari shqiptar është gjetur i vdekur pranë ish-fabrikës së qelqit nga vetë vëllai i tij.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar për shkaqet e vdekjes, teksa autoritet italiane po hetojnë dy pista atë të vdekjes natyrale si dhe të vrasjes.
Në ambientet e ish-fabrikës, hetuesit gjetën elemente që sugjerojnë se njerëz të tjerë të pastrehë frekuentonin atë vend, prandaj dhe po hetohet edhe pista për vrasje.