Dashi
Sot i kushtoni kohë emocioneve dhe njohjes së nevojave dhe dëshirave tuaja! Sigurisht, do të ketë momente tensioni të brendshëm! Shmangni lidhjet emocionale, para se të siguroheni për qëllimet dhe ndershmërinë e njerëzve me të cilët po komunikoni! Përfitoni nga energjia dhe depërtimi juaj për të bërë sqarimet e nevojshme në marrëdhëniet tuaja ndërpersonale.
Demi
Do të përballeni me persona dhe situata, që kanë të bëjnë me çështje juridike. Është dita e duhur, të njihni dhe të pranoni gabimet si dhe të afroheni përsëri me persona, që i keni lënë pas dore.
Sot ju ofrohet mundësia të përmirësoni marrëdhëniet ndërpersonale.
Binjakët
Detyrimet mund të jenë të shumta,megjithatë arrini të gjeni rehatinë dhe komoditetin që ju nevojitet, në mënyrë që të trajtoni dhe të mbyllni çështjet në pritje!
Dita është ideale për të marrë vendime në lidhje me shëndetin, fillimin e një diete ose të nisni ushtrime fizike.
Gaforrja
Sot arrini qëllimet tuaja më të larta, madje pa u lodhur shumë. Shijoni ditën me pasion, guxim, buzëqeshje dhe vullnet! Nga ana profesionale, do të jeni në gjendje të arrini ambicie të rëndësishme sot! Por financiarisht, do të bëni shpenzime të paarsyeshme!
Luani
Sot do të jeni pak më të mbyllur, emocionalë, të ndrojtur dhe të ndjeshëm ! Kjo gjendje shpirtërore ju ndihmon të kuptoni nevojat tuaja reale, të lini pas të kaluarën, duke fshirë pasiguritë, pasi tani keni mësuar nga gabimet dhe përvojat tuaja! Në çdo rast, situata me farefisin dhe punët e brendshme do të përmirësohen!
Virgjëresha
Bëhuni gati për një ditë optimiste dhe të lumtur! Sidoqoftë, dijeni se nxitimi, optimizmi i tepërt, entuziazmi i tepruar, rreziku dhe nervozizmi duhet të shmangen, sepse mund të bëni gabime dhe si pasojë do të keni humbje.
Peshorja
Do të keni sukses përmes kontakteve ndërpersonale dhe komunikimeve, në punë dhe familje. Kërkoni të drejtat tuaja pa nxitim dhe do të merrni atë që meritoni dhe ju takon! Shmangni prirjen tuaj për kokëfortësi.
Akrepi
Sot intuita dhe inteligjenca ju ndihmojnë të arrini një marrëveshje mjaft fitimprurëse në punë. Mos i jepni rëndësi çështjeve dytësore, që nuk kanë të bëjnë me ju. Përqëndrohuni te objektivat tuaja.
Financiarisht, tendenca për shpenzime të paarsyeshme do t’ju sjellë humbje sot, por edhe në të ardhmen!
Shigjetari
Shmangni intrigat dhe thashethemet në punë. Sot është dita për tu organizuar dhe për të planifikuar axhendën tuaj javore. Sistemoni rrëmujën që keni në shtëpi.
Bricjapi
Sot është dita e befasive për ju. Bëhuni gati për lajmet që do t’ju habisin. Marrëdhëniet tuaja shoqërore karakterizohen nga entuziazmi ! Miqtë ju dëshmojnë dashurinë dhe përkushtimin e tyre ndaj jush, me fjalë, por edhe me vepra! Dëgjoni këshillat e tyre, pa hezitim!
Ujori
Reagimet tuaja të matura, por edhe përgjigjet e mençura dhe të kujdesshme, fitojnë respektin dhe admirimin e të tjerëve. Nga ana profesionale, jeni të suksesshëm dhe përmbushni ambiciet!
Peshqit
Kushtojini rëndësi punës. Fusha e karrierës ka nevojë për vëmendje, pasi ju jeni mjaft impulsiv dhe bëni gabime! Financiarisht, arrini qëllimet dhe në fakt dita është e përshtatshme për kontrata dhe marrëveshje financiare!