Zgjedhjet për kreun e PD, Basha: Nga kjo garë ne do të dalim më të fortë, më të bashkuar dhe të vendosur për të sjellë ndryshimin

0
128

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur tek gara për zgjedhjen e drejtuesit të ri të kësaj partie që do të mbahen më 13 qershor.

Në një takim me demokratë në qarku i Shkodrës, lideri demokrat tha se nga kjo garë PD do të dalë më e fortë.

“Nuk ka bashkëpunim më atë që ka konsumuar krimin final ndaj demokracisë pasi shkatërroi të gjithë institucionet e vendit, ekonominë dhe gjithë tabanin e bashkëjetesës demokratike por ka vetëm betejë, betejë të vendosur deri në fund me të gjitha format dhe mënyrat, me të gjitha forumet.

Shumica dërrmuese e shqiptarëve që e donin ndryshimin me 25 prill edhe ata që u penguan ta votonin me 25 prill. Organizimi i tyre, marrja e tyre me vete, nisja një orë e më parë e betejës për të mposhtur këtë regjim, për të rikthyer legjitimitetin, për të rikthyer demokracinë dhe përmes saj ndryshimin që mund ta sjellim vetëm ne, ky është objektivi im i vetëm, kjo është kërkesa që parashtroj sot para jush.
Ndaj, në përmbyllje të këtij parashtrimi, dua t’ju kërkoj që me të njëjtën kurajo dhe qartësi, me të njëjtën bashkim zemrash që keni bërë këtë betejë dhe keni arritur në këtë rezultat rekord në 20 vite, ta vazhdojmë krah për krah njëri tjetrit betejën.
I kemi të gjitha mekanizmat për ta mbajtur ndezur flakën e shpresës për ndryshim në shpirtrat e njerëzve, e kemi gjithë forcën e nevojshme për ta rrëzuar këtë regjim plaçkitësish. Tani gjithçka varet nga ne. Të qëndrojmë të vendosur, të qëndrojmë të bashkuar, e t’i shkojmë betejës deri në fund. Kjo është oferta dhe kërkesa ime. Sikundër dua ta konsiderojmë 13 qershorin një datë të rëndësishme dhe jo një ditë rutine. Pas 25 prillit, ky është testi i parë jo vetëm për anëtarësinë, por edhe shqiptarët, për mbështetësit tanë dhe për të gjithë të tjerët për të parë sjelljen tonë, gjendjen tonë, forcën tonë.

 

 

Për të shpalosur edhe një vlerë më shumë, edhe një arsye më shumë, edhe një kontrast më të thellë midis atij dhe atyre që kanë uzurpuar përkohësisht vullnetin e shumicës dhe ne që jemi të vetmit që mund ta çojmë deri në fund aspiratën dhe shpresën e tyre për ndryshim.”, tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here