Akuzohet për ndërhyrje të shumta plastike: Khloe Kardashian i kthehet ndjekësit

0
109

Khloe Kardashian gjithmonë është në qender të kritikave për shkak se akuzohet të ketë kryer shumë operacione plastike pasi çdo vit fytyra e saj mer pothuajse një pamje të re.

Së fundmi, një kritik e ka quajtur atë “aliene” dhe shkak janë bërë pikërisht këto ndryshime. Ky reagim nga ai erdhi menjëherë pasi ajo realizoi një reklamë për “Nurtec”, nje ilaç që trajton migrenën.

“A tregon hulumtimi se sa më shumë kirurgji plastike ka dikush ka më shumë të ngjarë të vuajë nga migrena? “Çfarë lloj kompani farmaceutike zgjedh dikë që ka bërë kaq shumë operacione plastike sa tani duket si e huaj, “- shkroi kritiku në Twitter.

Menjëherë pas këtij postimi pati një reagim edhe nga ana e Khloes e cila shprehet se: “Unë nuk mendoj se duhet t’i referoheni vetes si një feminist nëse po sulmoni një grua”.

Kardashian shpesh thotë se për të arritur këtë rezulatat që ajo ka, pra një trup perfekt duhet shumë kohë dhe përkushtim.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here