Foto/ Ja kush është 44-vjeçari që u vra me armë zjarri sot në Peqin

0
123

Ky është Ylber Xhahysa, 44-vjeçari që u vra me armë zjarri mëngjesin e kësaj të marte në Peqin nga Leonard Bashaliu, 36 vjeçar, i cili u arrestua nga policia vetëm disa minuta pas ngjarjes.

 

Bashaliu mësohet se ndodhet në paraburgim, në gjendje të rënduar psikologjikisht.

 

Përplasja nisi fillimisht me fjalë e grushte, dhe më pas përfundoi me përdorimin e armës. Motivi dyshohet se ka qenë një konflikt i vjetër.

 

Autori ka deklaruar në polici se: “Para 5 vjetësh më ka qëlluar me grusht dhe sot filloi debati me fjalë e përfundoi me përdorim të armës së zjarrit. U zumë kot…”

 

44-vjeçari u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi që t’i mbijetonte plagëve të marra nga arma e zjarrit, pistoletë tip TT.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here