Merret vendimi për vendet jashtë BE, ja si shqiptarët mund të shkojnë në Spanjë…

0
120

Spanja ka marrë vendimin për udhëtimet nga vendet që nuk ndodhen në Bashkimin Europian.

Në kuadër të sezonit turistik, cilido udhëtar që vjen nga një vend jashtë BE mund të hyjë në Spanja nëse ka vërtetim se ka kryer dy dozat e një vaksine të paktën 14 ditë para hyrjes në vend. Vaksina duhet të jetë e miratuar nga EMA ose OBSH.

Ky vendim vlen dhe për Shqipërinë.

Sipas autoriteteve spanjolle rekomandohet që vaksina e bërë të jetë Pfizer-BioNTech, Moderna, AstraZeneca, Janssen, Sinopharm apo Sinovac-CoronaVac.

Ndërkohë për udhëtarët që vijnë nga zona me risk të ulët infektimi nga COVID-19 nuk do të kërkohet as vërtetim vaksinimi e as vërtetim shërimi.

Nga ana tjetër edhe fëmijët e pavaksinuar do të lejohet të hyjnë në Spanjë në rast se prindërit e tyre janë vaksinuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here