URDHRI EKZEKUTIV/ Presidenti Biden u bllokon pasuritë atyre që kontribuojnë në destabilitetin e Ballkanit Perëndimor

0
136

Departamenti Amerikan i Shtetit ka nxjerrë një urdhër ekzekutiv përmes të cilit iu bllokohet prona dhe pezullimi i hyrjes në Shtetet e Bashkuara personave të caktuar që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor.

Në letrën që Biden i dërgon Senatit dhe Kongresit bëhet fjalë për ndryshimin e një dekreti ekzistues në qershor 2001 që përfshinte ish-Jugosllavinë.

Tashmë në të do të jetë përfshirë dhe Shqipëria.

“Në kuadër të situatës në territorin e ish Federatës Socialiste të Republikës së Jugosllavisë dhe Republikës së Shqipërisë në dy dekadat e fundit, përfshi cenimin e marrëveshjeve të pasluftës si dhe institucioneve pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, si dhe përhapja e gjerë midis qeverive dhe institucioneve të ndryshme në Ballkanin Perëndimor dëmton progresin kundrejt qeverisjes efektive dhe demokratike, integrimin e plotë drejt institucioneve transatlantike dhe kësisoj është një kërcënim i jashtëzakonshëm ndaj sigurisë kombëtare dhe politikave të jashtme të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në letrën e Biden.

“Të gjithë pronat apo interesat mbi pronat që janë në Shtetet e Bashkuara, që vijnë në të ardhmen në Shtetet e Bashkuara, ose që vijnë në të ardhmen në pronësi apo në kontroll të një personi në Shtetet e Bashkuara do të bllokohen dhe nuk mund të transferohen, paguhen ,eksportohen, tërhiqen; nga asnjë person”, lexohet po ashtu në dokument.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here