Vodhën 75 mijë euro në banesën e të moshuarit, arrestohet 30 vjeçari në Përmet

0
111

Një 30 vjeçar është arrestuar nga policia e Përmetit, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar në grabitjen e parave në banesën e një 63 vjeçari në Përmet.

Policia bën ne dije se,  63 vjeçarit i vodhën 75.000 euro në banesën e tij, ngjarje për të cilën u ndalua si autore e dyshuar shtetasja O.S. dhe u shpall në kërkim shtetasi P.P.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet ka lëshuar urdhrin e ndalimit për shtetasin E.P, 30 vjeç, banues në Përmet, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.

Në zbatim të urdhrit të Prokurorisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet ndaluan shtetasin E.P, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë vjedhje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 aparate celularë dhe disa fishekë luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here