Akuzohen për terrorizëm, arrestohen dy sfidues të Presidentit

0
156

Autoritetet në Nikaragua kanë arrestuar dy rivalë të tjerë të liderit veteran Daniel Ortega në zgjedhjet e këtij vit. BBC shkruan se Felix Maradiaga dhe Juan Sebastián Chamorro, akuzohen për terrorizëm dhe komplot ndaj sovranitetit dhe pavarësisë së Nikaragua-s.

Këto arrestime nga Presidenti Ortega, i cili po kërkon një mandat të katërt radhazi në zgjedhjet e nëntorit, kanë ardhur për shkak se të arrestuarit nuk kanë pranuar që të heqin dorë nga kandidaturat e tyre.

Javën e kaluar, udhëheqësja e opozitës Cristiana Chamorro u vendos në arrest shtëpiak për pretendimin e pastrimit të parave, gjë që ajo e mohon. Dhe të shtunën një figurë tjetër e opozitës, Arturo Cruz, u arrestua në aeroportin e Managua teksa mbërriti nga SHBA-ja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here