Lefter Maliqi, thirrje deputetëve socialistë: Votoni kundër shkarkimit të presidentit! Mafia drejton Shqipërinë

0
158

Deputeti Lefter Maliqi, në një deklaratë për mediat, u ka bërë thirrje deputetëve socialistë, që të votojnë kundër shkarkimit të presidentit, ndërsa shtoi se mafia drejton sot Shqipërinë.

“Ky parlament ka punuar për të pasuruar disa njerëz, për të ndryshuar 5 qershorin duke arritur masakër elektorale, ashtu siç bëri edhe me aktin antikushtetues KÇK. Kjo është një seancë qesharake, aktrim, estradë. Sot nuk bëhet fjalë për shkarkiim të presidentit, Kushtetuesja vendos. Nuk ka shkelje të rëndë që të shkarkohet presidenti, pasi mbron Kushtetutën. Rama ka ngritur prej kohësh alibira.

Një pjesë e ndërkombëtarëve e duan Ramën që të mbushë Shqipërinë me afganë e libianë e për ndryshim kufijsh. Ruçi ka thënë “O Talo të rëntë tënja”, atëherë thoshte për PD, sot duhet ta themi për këtë njeri që është Rama. Shtatori do jetë me protesta, jam i bindur se vendi është zhytur në krim ekstrem dhe varfëri, sepse ka vrasje makabre, vjedhje, grabitje, Shqipëria është ku thërret qameti. Një mafie drejton sot Shqipërinë dhe uroj që gjithçka të kthehet në normalitet. Ju bëj thirrje deputetëve socialistë, votoni kundër shkarkimit të presidentit. Këta kanë thënë se “pushteti merret me grykën e pushkës” dhe paska probleme pse ka deklaruar presidenti “merrni kosoret”. Shtatori do jetë i Shqipërisë dhe shqiptarëve”, deklaroi Maliqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here