AUTOPSIA dhe PAMJET! U gjet i vdekur një ditë më parë, Rudolf Elezoviç është vrarë, në vendin ku u zbulua trupi ka mbetur një litar i kuq

0
104

Mediat malazeze kanë publikuar sot pamjet nga vendi ku u gjet trupi i pajetë i Rudolf Elezoviç, ish-shefit të Policisë së Ulqinit që u zhduk më 27 maj. Vendi ku u gjet trupi i tij është pastruar tashmë, dhe aty duket një litar i kuq.

Gjithsesi, zona Sveti Dorde në Ulqin është ende nën kontrollin e Policisë, e cila pritet të shkojë sërish sot për të mbledhur prova që mund të çojnë në identifikimin e personave që e lanë aty Elezoviçin.

Nga ana tjetër sot kanë dalë edhe rezultatet e autopsisë që tregojnë qartë që ish-shefi i policisë është vrarë, por ende nuk dihet saktëisht mënyra apo koha. Pritet që në orët në vijim të zbardhen të tjera detaje në lidhje me këtë gjë.

Rudolf Elezoviç u gjet i vdekur një ditë më parë në Ulqin, 13 ditë nga 27 maji, dita kur humbi kontaktet me familjen e tij. Mediat lokale kanë raportuar se zhdukja e ish- shefit të Antidrogës në policinë kufitare të Ulqinit kishte të bënte me aksionin policor “Kurthi”, ku u arrestuan 24 persona për trafikimin e 2.5 ton marijuanë nga Shqipëria, përmes Malit të Zi e drejt vendeve të rajonit e më pas për në vendet e BE-së. Elezoviç dyshohet se ishte përfshirë në rrjetin kriminal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here