Keqtrajtimi i kafshëve nuk ka të ndalur/ Qytetari tërheq zvarrë qenin në mes të Kamzës…

0
282

Duket se keqtrajtimi i kafshëve në Shqipëri nuk ka të ndalur.

Video të shumta janë publikuar kohët e fundit, ku tregohet keqtrajtimi deri në ngordhje e kafshëve, nga dora e njeriut.

Këtë herë, videoja e radhës vjen nga qyteti i Kamzës.

Në videon e publikuar nga JOQ Albania shikohet qartë një qytetar teksa tërheq zvarrë në mënyrë makabre një qen të lidhur me litar.

Nuk dihet se si ka përfunduar qeni, por nga sjellja agresive dhe makabre e qytetarit, mundet edhe të jetë rasti i një tjetër viktime katër-putroshe, nga duart e njeriut.

Kujtojmë se deri më tani, vetëm për vitin 2021 janë raportuar dhjetëra raste të abuzimit me kafshët, gjë e cila duket se është kthyer në një ‘zakon’ , kur ndërkohë nuk ka asnjë masë nga autoritetet në lidhje me rastet në fjalë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here