Shehaj: Ja dy gabimet e mëdha të Lulzim Bashës në drejtimin e PD

0
163

Agron Shehaj, kandidat për kreun e PD-së, u shpreh mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” se dy nga gabimet më të rënda të Lulzim Bashës në 8 vitet e opozitës, janë djegia e mandateve të deputetëve dhe mos hyrja në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

Shehaj tha se nuk ka pasur kurrë një mbledhje të Grupit Parlamentar të PD për të marrë vendimin e djegies së mandateve, pasi çdo deputet u përball me faktin e kryer, kur Basha deklaroi publikisht djegien e mandateve.

“Mendimet e mia ia kam thënë Lulzim Bashës, kam qenë kundër djegies së mandateve të deputetëve. Edhe për mos hyrjen në zgjedhjet lokale nuk është marrë asnjë vendim në forumet e PD-së”, tha Shehaj.

Sipas tij, këto janë arsyet kryesore të humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Shehaj u pyet sepse anëtarësia e PD duhet të votojë kandidaturën e tij dhe jo të kandidatëve të tjerë, ndërsa u përgjigj “nuk është çështja se kush do jetë Kryetari i PD, por ajo që unë mendoj është se Kryetari që humbet zgjedhjet duhet të largohet menjëherë. Lulzim Basha mirë që humbi zgjedhjet, por ai nuk do të ndryshojë asgjë, pra nuk garanton se PD mund të fitojë zgjedhjet e ardhshme”.

“Unë s´kam qenë asnjë ditë në krye të PD, atëherë njerëzit do më gjykojnë mbi qëndrimet e mia të deritanishme, a jam i korruptuar apo jo, a kam përfituar tendera apo jo, a kam përfituar para publike apo jo, a kam denoncuar rastet korruptive apo jo, a jam kandidati më i votuar për deputet në 2021. Denoncimi që unë bëra për çështjen e unazës e detyroi Edi Ramën që të ndryshonte gjysmën e Qeverisë. Nuk jam përfshirë në afera korruptive, edhe pse isha një sipërmarrës në këtë vend”, tha Shehaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here