Shkarkimi i Metës, Rushaj: Rama po tenton të kapë edhe Presidencën…

0
135

Alfred Rushaj, i cili mori mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit, komentoi në emisionin “Log.”, shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

I pyetur nëse mund të jetë presidenti Meta një urë bashkëpunimi mes PS dhe PD, ai theksoi se Partia Demokratike ka qenë e qartë në qëndrimin e saj dhe se në asnjë moment nuk do të ketë bashkëpunim mbi shkelje të Kushtetutës.

Sipas tij Rama mundohet të largojë fokusin nga çështjet e rëndësishme.

“Ne nuk mund të ndërtojmë bashkëpunimin mbi shkelje flagrantë të Kushtetutës. Nuk është ky lloj bashkëpunimi për të cilin ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë. Ne bashkëpunojmë për pavarësinë e institucione, këtu jemi gati për të diskutuar”, tha Rushaj.

Sipas tij, hetimi ndaj presidentit Meta është i kundërligjshëm.

Po ashtu ai theksoi se shkarkimi i Presidentit të Republikës Ilir Meta është një përpjekje e kryeministrit Edi Rama për të kapur Presidencën, institucioni i vetëm sipas që nuk është kapur nga kryeministri.

“Ne kemi mbajtur një qëndrim të qartë dhe kemi thënë që ky është një vendim nuk i një kuvendi në përpjekje për të marrë të fundit institucion që Rama nuk e ka në kontroll. Ne nuk kemi asnjë lloj plani për të pasur bashkëpunim me Ramën dhe qeverinë e tij. PD ka denoncuar që ndryshimet Kushtetuese kanë shkatërruar shtetin e së drejtës”, tha Rushaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here