Shpërthim me tritol në Vlorë. Ngjarja është regjistruar në lagjen “Uji i ftohtë”, paraditen e sotme. Mësohet se lënda plasëse është vendosur në një objekt që ishte në ndërtim e sipër në këtë lagje të Vlorës. Objekti rezulton të jetë në pronësi të një biznesmeni që merret me ndërtime, me inicialet, D.K.. Nga shpëthimi ka vetëm dëme materile, pasi aty prej kohësh janë ndërprerë punimët dhe nuk shkon më askush.