22 vite pas, kapitullimi i ushtrisë serbe në Kosovë

0
116

Sot si 22 vite më parë forcat paramilitare dhe ushtarake serbe janë tërhequr nga Kosova. Kjo ditë shënon dhe fundin e pushtimit serb të Kosovës. Fillimisht nënshkrimi i marrëveshjes së kapitullimit të ushtrisë serbe u bë më 9 qershor të vitit 1999 në Kumanovë.

Marrëveshja u nënshkrua nga komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, Michael Jackson dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, Nebojsha Pavkoviç, i akuzuar në Hagë për krime lufte dhe gjenocid në Kosovë.

Në marrëveshje thuhej:

Që nga Kosova të largohen të gjithë personat dhe organizatat me aftësi militare duke përfshirë armatën e rregullt dhe forcat e marinës, civilë të armatosur, paramilitarë, forcat ajrore, garda kombëtare, policia kufitare, rezervistët, policia ushtarake, shërbimet informative, MUP-it, policia lokale, speciale, antirebeliste, antiterroriste dhe çdo grup i përcaktuar kështu nga KFOR-i.

U caktua një zonë sigurie ajrore 25 kilometra përtej kufirit të Kosovës, e ndërsa në pikën

U caktua një zonë 5 kilometrash përtej kufirit me RFJ-në që nuk guxonte të vendosen armatimet e rënda dhe ushtria, përveç ushtarët kufitarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here