Dënohet me vdekje lideri i një “kulti shtrigash”/ Masakroi dhe hodhi në kosh të renë që nuk pranoi…

0
107

Lideri i një “kulti shtrigash” në SHBA është dënuar me vdekje për vrasjen e një gruaje që kishte njohur prej pak kohësh, e cila kishte refuzuar ritualin e seksit në grup që praktikonin ai dhe anëtarët.

Aubrey Trail dhe e dashura e tij Bailey Bosëell kishin planifikuar të vrisnin dikë, përpara se të njiheshin me 24 vjeçaren Sydney Loofe, në një rrjet njohjesh të reja në vitin 2017.

Trail u shpall fajtor për vrasje të gradës së parë dhe bashkëpunim kriminal në vrasje, nga gjykata e Ëilber, në shtetin amerikan të Nebraska.

Vrasësi përsëriti pretendimet e rreme se Loofe kishte vdekur nga “asfiksimi erotik” gjatë sesionit të tyre të seksit, por më vonë pranoi se e kishte mbytur atë me një kordë elektrike, sic kishin pretenduar fillimisht prokurorët.

54 vjeçari Trail, pranoi se kishte lidhur dhe vrarë Loofe pasi ajo “ishte tmerruar” kur ai i tregoi për stilin e tij të jetesës, ku përfshiheshin mashtrimet ndaj tregtarëve të antikave, dhe seksit në grup me Bosëell e femra të tjera.

Trupi i Loofe i gjet i prerë në 14 vende dhe i hedhur në koshë mbeturinash, së bashku me lodra seksi, një qafore qeni dhe një “kostum plastik për sauna”.

Dëshmitarët anonimë të gjyqit thanë se Trail ishte një “udhëheqës vampirësh” i një “kulti shtrigash e shtriganësh”.

Duke justifikuar vendimin e saj, gjykatësja Vicky Johnson tha: “Fjalët dhe veprimet e Trail demonstrojnë se ai nuk donte t’ia dinte për jetën e Sydney Loofe, nëse kjo ndërhynte në kënaqësitë e tij personale.”

Trail nuk ka qenë prezent për disa seanca në gjykatë pasi herën e fundit ai kishte prerë fytin e tij në formë demonstrative duke thërritur: “Bailey është e pafajshme. Unë ju mallkoj të gjithëve.”

Megjithse i akuzuari u dënua me vdekje, shteti Nebraska nuk ka ambjente për të ekzekutuar denimin kapital.

Ndërsa rasti i Bosëell do të dëgjohet dhe në një panel me tre gjykatës për të vendosur nëse edhe ajo duhet të marrë dënimin me vdekje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here