Edit Harxhi: Demokratët janë të trishtuar, pa asnjë shpresë… përgjegjësinë e ka Lulzim Basha

0
128

Edith Harxhi, kandidate për kreun e PD, në zgjedhjet e 13 qershorit, u shpreh se ndoshta në votime do të marrin pjesë më pak se gjysma e anëtarëve.

Në emisionin Zonë e Lirë, Harxhi u shpreh se përgjegjësia e situatës së krijuar me demokratët bie mbi Lulzim Bashën.

“Demokratët ndjehen të trishtuar, janë pa asnjë shpresë, dhe këtë situatë e ka krijuar Lulzim Basha”, tha Harxhi. Sipas saj, demokratët janë të brengosur, por edhe të kthjellët.

Harxhi tha se në zgjedhjet e 13 qershorit demokratët do të votojnë për një tjetër alternativë, të ndryshme nga ajo e Lulzim Bashës.

“Tre kandidatët qëgarojnë për kryetarë kanë vetëm vëzhgues në zona, ndërsa Lulzim Basha ka vëzhgues dhe komisionerë, pasi ato i caktojnë ata që ka vendosur Basha”, tha Harxhi, duke shtuar se “përditë takohet me ambasadorë, por nuk i bën publike ato”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here