Kandidati për kryetar të PD-së, Agron Shehaj, i bën thirrje demokratëve që të votojnë për ndryshimin.
Ndërsa na ndan një ditë nga zgjedhjet në Partinë Demokratike për kryetarin e ri, Shehaj nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, shprehet se Partia Demokratike duhet të kthehet në ditët e saj të mëdha, në ditët kur ishte partia që fitonte.
“Të dashur demokratë. Secili nga ju, nëse keni kartë anëtarësie apo jeni në listën e votuesve të partisë, ka të drejtë të votojë ditën e dielë.
Askush, asnjë komisioner dhe asnjë komision, nuk ka pushtetin t’iu heqë të drejtën e votës ditën e dielë, sepse këtë të drejtë ua jep Statuti i partisë.
Koha kur mund t’iu quanin armik, t’iu përjashtonin apo t’iu hiqnin votën për mendimet tuaja ndaj udhëheqësit e partisë, vdiq ditën që lindi Partia Demokratike. Mos rrini, dilni në votim. Votoni ndryshimin, që ta kthejmë Partinë Demokratike në ditët e saj të mëdha, në ditët kur ajo ishte”, shrkuan Shehaj.