Lajm i mirë! Nga 14 qershori Greqia do të rrisë kuotat e kalimit në Kakavijë

0
114

Edhe pse hapja e kufirit me shtetin tonë fqinj, Greqinë nuk është bërë plotësisht për të gjithë shqiptarët, një lajm i mirë ka ardhur ditën e sotme. Sipas “TCH” nga dita e hënë 14 qershor,do të rritet kuota në pikën kufitare të Kakavijës, nga 400 aktualisht,në 1500 persona. Një kërkesë e tillë për rritjen e kuotave të kalimit ka ardhur nga Ambasada shqiptare në Athinë dhe është pranuar edhe nga autoritetet greke. Ndërsa pritet edhe vendimi për nisjen e procedurave të bashkimit familjar.

Sakaq pritet që të njoftohen edhe ndryshimet e reja në pikat tjera kufitare. Ndërsa kujtojmë se Greqia ende nuk i ka hapur kufijtë për turistët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Greqisë vetëm me pasaporta. Një vendim i tillë pritet të merret nga autoritetet greke rreth datës 1 ose 7 korrik. Detaje të vendimit të qeverisë greke pritet të jepen gjatë orëve të pasdites.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here