Qyteti i Vlorës si kosh mbeturinash, papastërtia shqetësimi kryesor i turistëve…

0
164

Qyteti bregdetar i Vlorës mbetet një destinacion i preferuar për turistë vendas e të huaj.

Turistët shprehen se e kanë shijuar qëndrimin e tyre në Vlorë por thekesojnë faktin se ndotja e madhe lë shumë për të dëshiruar.

‘Ne kemi ardhur nga Gjermania dhe do të qëndrojmë 4 javë në Shqipëri. Në Vlorë është bukur por ka shumë mbeturina.kemi planifikuar të rikthehemi prapë këtu dhe shpresoj që kur te vijmë herës tjetër mos ta gjejmë në këtë gjendje.

Për Turizëm Vlora është shumë mirë por më vjen keq sepse shoh mbeturina te hedhura kudo. Njerëzit duhet të jene më të përgjegjshëm dhe duhet ta vlersojnë natyrën’, jane shprehur turiste te ndryshem.

Papastërtia mbetet shqetësimi kryesor i turistëve vendas dhe të huaj ,duke vijuar më pas me mungesën e rojeve në kullat e vrojtimit si dhe mungesën e tualeteve publike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here