Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha feston sot ditëlindjen e 47-të, një ditë para zgjedhjeve për drejtues në selinë blu. Basha është surprizuar nga të rinjtë e FRPD, të cilët i kanë çuar një tortë jashtë selisë së PD, për ta uruar dhe i kanë kënduar edhe këngën e ditëlindjes.
Të rinjtë kanë zgjedhur një tortë të veçantë, me fushën e shahut, ku shkruhej “Edhe 100 kryetar” që nuk ka kaluar pa u vënë re nga Basha, i cili është i apasionuar pas shahut. Kreu i PD shihet teksa pret një copë, që qëllon të jetë koka e mbretit të shah.
“Me lojë shahu e paskemi, shumë e bukur….Duke ia pre kokën mbretit të zi”, thotë me batutë Basha, duke falënderuar të rinjtë për surprizën.