Ndeshja Danimarkë-Finlandë është pezulluar dhe nuk do të zhvillohet.
Ky është vendimi i fundit i UEFA-s pas ngjarjes së rëndë, ku mesfushori danez Christian Eriksen, pësoi atak kardiak në fushë.
Kjo ngjarje i tronditi të gjithë të pranishmit në stadium dhe jo vetëm, teksa nuk dihet ende cila është gjendja e futbollistit të Interit, që është në luftë me jetën.