Vazhdon akoma protesta e maturantëve në Tiranë që filloi mëngjesin e ditës së sotme.
Ata kanë bllokuar Rrugën e Elbasanit në kryeqytet me thirrjet dhe pankartat e tyre ata kërkojnë të rivlerësohen provimet e maturës.
Kësaj proteste i është bashkuar dhe Kryetare e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi.
Kërpaçi me anë të një statusi të publikuar në llogarinë e saj në Facebook shkruan se matura shtetërore është kthyer prej vitesh në një proçes qartësisht ndrydhës të ëndrrave dhe mundit të maturantëve.
Statusi i plotë:
Matura shtetërore është kthyer prej vitesh në një proçes qartësisht ndrydhës të ëndrrave dhe mundit të maturantëve.
Sot i bashkohem thirrjes së maturantëve protestues, me ngulmin që kërkesat e tyre të gjejnë zgjidhje për të mos penalizuar asnjë maturant në ndjekjen e degës që preferojnë dhe meritojnë.
Jam nxitur për këtë status jo vetëm nga protesta e sotme por edhe nga mesazhet e shumta të maturantëve ekselentë që më kanë shprehur zhgënjimin nga testi i matematikës.
E kam shprehur gjithmonë që matura shtetërore është kthyer në një proçes eskperimental që shkatërron të ardhmen e të rinjve!
Nuk kemi luksin të humbasim në emigrim asnjë të ri, ndaj një zgjidhje sa më gjithëpërfshirëse është përgjigja e duhur!