Maturantët protestë para Ministrisë së Arsimit, bllokojnë rrugën kryesore

0
100

Një ditë pasi zhvilluan provimin e matematikës, maturantët e Tiranës kanë dalë në protestë para Ministrisë së Arsimit dhe kanë bllokuar rrugën e Durrësit.

Maturantët janë ulur këmbëkryq para Ministrisë. Ata kanë pakënaqësi për tezën e provimit të matematikës, pasi thonë që nuk i përmbahej programit të Ministrisë dhe ishte shumë e vështirë..

Të rinjtë kanë bllokuar paraditen e sotme Rrugën e Durrësit, duke u ulur në shesh përpara ministrisë dhe paralajmërojnë bojkot të testit të radhëës nëse kërkesat e tyre nuk dëgjohen.

Kërkesa e tyre lidhet pikërisht me uljen e pikëzimit pasi sipas tyre provimi ishte shumë i vështirë.

Uljen e pikëzimit se provomi ishte tepër i vështirë. Ky ishte test universitar.
Kjo është mënyra jonë. Duam vlerësim”.

“Duam uljen e pragut të pikëve duke qenë se testi nuk i përmbahej modelit që kishte nxjerrë ministria në maj, nuk ishim përgatitur për ato lloj pyetjesh.
S’e di nëse është munduar të kontaktohet por besoj që kjo është mënyra më e mirë për të kërkuar të drejtën tonë e për të bërë një ndryshim”.

“Na ishte thënë që do i përmbahej modelit të nxjerrë nga ministria e Arsimit e u përballëm me një tezë që përmbanin 4-5 ushtrime me pikë që përbënin diferencën
me atë tezë mundi i çdo nxënësi apo zyshe ka shkuar dëm”.

Do qëndrojmë në rrugë deri sa të plotësohen kërkesat tona madje me shumë gjasë do bojkotojmë provimin e radhës nëse nuk plotësohen kërkesat tona. Kemi provuar për kontakt por fjala nuk na është degjuar për fat të keq”, kanë thënë disa nga maturantët.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here