Ditën e mërkurë Parlamenti shkarkoi nga detyra Presidentin e Republikës Ilir Meta meta pretekstin se ka shkelur Kushtetutën, duke u përfshirë në zgjedhjet e 25 prillit, ndërkohë edhe pse në kundërshtim me kodin zgjedhor, Administrata Shtetërore u përfshi e gjitha në zgjedhje.
Ish-ministri i Drejtësiaë Ylli Manjani ka shpërthyer përmes një statusi duke e cilësuar dicka të tillë si hipokrizi.
Manjani shkruan në rrjetin social:
Kur drejtorët e OSHE, KESH, rrugëve, ujsjellësve, pastrim gjelbërimit; kryetarët e bashkive, drejtorët e administratorët publikë; nënpunësit e ministrive; drejtues të institucioneve jo partiake; kur policët ushtarakët e ambasadorët, marrin pjesë në fushatë, flasin e madje bëjnë vota për partinë quhet LIGJ.
KUSHTETUTË.
UNITET I POPULLIT.
Kur Presidenti thjesht bën deklarata në kohë fushate quhet KRIM. SHKELJE E KUSHTETUTËS. Dëmtim të UNITETIT. NON GRATA….
****
Prap mendoj se Presidenti nuk duhej të ishte përfshirë në fushatë me asnjë deklaratë. Ashtu siç mendoj se zoti Ilir Meta gaboi rëndë kur vuri bast detyrën që ushtron me rezultatin e zgjedhjeve.
Por nëse duam të jemi të drejtë në arsyetim, përse zyrtarët e shtetit paskan të drejtë të përdorin paratë e taksave për të bërë vota dhe Presidenti nuk paska të drejtë as të flasë?!
Përse Ambasada X paska të drejtë të flasë e të përfshihet në zgjedhjet e një vendi sovran dhe kryetari i shtetit të atij vendi sovran nuk paska të drejtë të flasë për zgjddhket e shtetit që drejton?!
Kush e shkel më shumë Kushtetutën ai që flet, qoftë dhe pa etikë, apo ai që përdor burimet publike për të bërë vota?!
Çfarë llogjikë është kjo që po të jesh me Kryeministrin quhet se je me unitetin e popullit, po ta kundërshtosh je kundër unitetit?!
Njësoj, po të kundërshtosh përfshirjen e një ambasadori në zgjedhje, përse quhesh se je kundër unitetit të popullit?!!
Vetëm drejtësia politike e shitur si shumicë votash mund ta justifikojë këtë pisllëk logjik.
Drejtësia popullore është niveli më i lartë i shkatërrimit të konceptit E DREJTË.
Në drejtësinë politiko-popullore Parlamenti ngjan si sallë kooperativash ku bëhej gjyq popullor. Deputetët si kooperativistë të majmur.
****
E përsëris, këtu nuk flasim për personin por për Presidentin e Republikës.