Ish Kryeministri Berisha ka publikuar në faqen e tij në facebook një mesazh të një qytetari që denoncon praktikat e punësimit në Bashkinë e Durrësit.
“Ligji i narkoshtetit, për tu punësuar duhet të kesh bërë burg”, shkruan Berisha duke publikuar mesazhin e qytetarit
Ja postimi i plotë:
Ligji i narkoshtetit, për tu punësuar duhet të kesh bërë burg.
Kjo ndodh në narkobashkinë e Durrësit!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Sb
Mirëmbrema doktor. Shikoj pak si bën konkurs bashkia Durrës, me njerëz të dënuar nga gjykata e Durrësit me 3 vite burg. Zonja në fjale quhet Ornela Shemlikaj. E akuzuar për fallsifikim dokumentash pasi ka qenë sekretare e ish komunës Ishëm. Tani kandidon e vetme në pozicionin kyç, arkiva e bashkisë Durrës. Kjo është një degjenerim total qe ka përfunduar kjo bashki, pasi jo vullnetin e popullit që nuk përfaqëson por vendos në vende të rëndësishme në bashki njerëz të dënuar për fallsifikim. Kjo nuk është çudi sepse gjëra të tilla kanë ndodhur prej 20 vitesh që këtë bashki komandojnë Gjushat e turpit!