Është identifikuar i riu që u gjet pa shenja jete në rezervuarin e Gjançit në Korçë. Mësohet se viktima është 25-vjeçari Fridman Xhaferraj. I riu, banues në fshatin Plug, Lushnje u gjet i mbytur mesditën e së dielës.
Gazetarja Ledjona Xheladinaj raporton për abcnews.al se në konstatimet e para është vënë re se në trupin e 25 vjeçarit ka shenja dhune në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit. Ndërkohë në shkurt i riu u arrestua dhe dënua për djegien e qëllimshme të tre automjeteve dhe të një pjese magazine.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, me vendimin e datës 21.05.2021, kishte caktuar për të ndryshimin e masës së sigurisë, nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpi”. Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.