Meghan dhe Harry hoqën dorë nga mbretëria: Çfarë titulli do të ketë Lilibet Diana e vogël

0
81

Ditët e fundit, ardhja në jetë e vajzës së Princ Harry-t dhe Meghan Markle, Lilibet Diana ka qenë në fokus të mediave të huaja. Vogëlushja ka bërë bujë në të gjithë botën dhe arsyeja ka të bëjë me marrëdhënien e babait të saj me pallatit mbretëror. Por cili do të jetë titulli mbretëror që do të marrë Lilibet?

Ashtu si djali i tyre i madh, Archie, Lili i vogël nuk do të mbajë një titull mbretëror. Në fakt, ajo nuk mund të quhet as princeshë. Dhe e gjithë kjo për shkak të një rregulli që ekziston për rreth 100 vjet. Për shkak se e vogla dhe vëllai i saj janë shumë larg në trashëgiminë e fronit ata nuk mund të kenë asnjë titull, as mbrojtje nga pallati.

Kur Mbretëresha vdes ose ngjitet në fron dhe Charles bëhet mbret, ai do të jetë në gjendje t’i japë Archie dhe Lilit tituj nëse dëshiron. Mediat e huaja kanë shkruar shpesh se kjo ka qenë arsyeja pse Meghna dhe Harry u zhvendosën përgjithmonë në Amerikë, duke lënë monarkinë.

Ditët e fundit, është spekuluar gjithashtu se ka patur një tjetër përplasje mes familjes mbretërore. Harry pretendoi se ka marrë miratimin e gjyshes për t’i vendosur të bijës pseudonimin e saj, ndërkohë që pallati e ka mohuar diçka të tillë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here