12 dhe 13 qershori mblodhi në kishen e Shna Ndout në Laç mijëra besimtare për të kremtuar festen e madhe .Të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë besimtaret nisën rrugën e pelegrinazhit që prej orëve të para të mëngjesit të së shttunës, për të kaluar natën pranë Kishës së Shna Ndout.
Sipas besimit të krishterë, një pelegrinazh i tillë praktikohet në shenjë pendese, në emër të sakrificës dhe lutjeje a falenderimi që i dërgohet shenjtorit Shna Ndou, i cili njëherësh bën edhe mrekulli.
Në këtë festë të madhe njerëz nga qytete të ndryshme të vendit por edhe nga shtetet fqinje dhe pelegrinë të të gjitha feve kaluan natën në vendin më të shenjtë në Shqipëri.
Mijëra besimtarë janë në kërkim të mbarësisë, në ditën që kremtohet festa e shenjtit, ndërsa janë deshmitarë të mrekullive që kanë ndodhur.
Me qirinj në duar kanë ngjitur shkallët që nisin në krye të qytetittë Laçit dhe që të çojnë drejt vendit të shenjtë duke përshkuar rrugën dhe duke uruar njeri tjetrin me fjalët “u ndihmoftë”.
Vendi i shenjtë i Shna Ndout është bërë vendi i unifikimit të besimeve dhe besimtarëve, të cilët pa dallim feje besojnë në mrekullitë e njërit nga Shenjtët me të njohur jo vetëm në Shqipëri por edhe në mbarë Europën.
Peleginazhi i shenjtë i besimtarëvë të feve të ndryshme fillon në mes të muajit mars, që është emarta e parë e pelegrinazhit në shenjtoren e Shna Ndout dhe përfundon në 13 qershor që është dhe festa e këtij shenjti. Për 13të të marta, besimtarë të shumtë të të gjitha feve, me qirinj në duar dhe me lutje të veçanta sfidojnë fatin e tyre,duke besuar në mrekullitë e Shna Ndout.