Propaganda e Ogertës dhe realiteti i shërbimit shëndetsor!

0
188
Nga Erion Dasho
Sot ministrja Manastirliu vizitoi Qendrën Shëndetësore verore të Ishmit, duke respektuar një ritual pothuajse të përjavshëm që kur ka nisur sezoni turistik. Me paturpësinë që karakterizon qeverinë e Ramës dhe ministrinë e Manastitrliut, pamja që pikturohet në mediat e blera është ajo e qendrave shëndetësore model, të lyera bukur dhe me mjekë e infermierë të veshur me bluza të bardha, të qeshur e të lumtur.
Por ç’ndodh në realitet?
Dje një pushues 44 vjeçar nga Kosova vdiq në Velipojë nga infarkti i miokardit. Shërbimi i Urgjencës arriti me një orë vonesë dhe personi fatkeq që mund të kishte shpëtuar nëse ky shërbim do të arrinte në kohë, ndërroi jetë.
Fatkeqësisht, kjo mënyrë të menduari, ajo e propagandës dhe jo e masave konkrete, dominon gjithçka ndodh në sistemin shëndetësor shqiptar. E pamë gjatë pandemisë dhe do ta shohim në pothuajse gjithçka.
– U premtua ndërtimi i Spitalit të Laçit dhe ende janë duke u hapur themelet.
– U pretendua se Shqipëria ishte ndër vendet më të suksesshme në trajtimin e COVID-it dhe rezultoi ishte vendi i katërt më i prekur në botë.
– U pretendua se ishim më të zotë se Belgjika dhe Australia në trajtimin e tumoreve, por qytetarët shqiptarë ose marrin rrugët nëpër botë, ose i blejnë nga xhepi preparatet me vlera milionëshe, ose presin me sytë nga dashamirësia e organizatave bamirëse.
Kjo është shëndetësia e rilindur e Edit dhe Ogertës!
E bojatisur nga jashtë, por e kalbur nga brenda!
Shqiptarët që sapo kanë votuar për t’u qeverisur sërish nga Edi dhe Ogerta nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të hanë, vishen dhe shërohen me lugën bosh të propagandës së paturpshme të të dyve.
Edhe katër vjet të tjerë…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here