Roza Lati është një ndër personazhet më të komentuar të showbizzit shqiptar. Me karakterin e saj të drejtpërdrejtë dhe pa komplekse, Roza ka arritur të marrë vëmendjen e publikut. Ditën e sotme, moderatorja feston përvjetorin e lindjes ku nuk i ka kursyer vetes dhe disa fjalë të rëndësishme.
Krahas një fotoje ku shfaqet topless nga vaska, duke mbuluar gjoksin vetëm me flokët e gjata bionde, Roza ka shkruar: “Rilindje. Prapë 23. Normal. E bekuar. Mbushur me dashni. Pozitive. Zemër plot. Qëllime të realizuara.
S’ndalova kurrë. Shumë punë prap përpara. E dashur. Pak mistrece. Paaaak kjo e fundit. Ama Shpirt pastër. Duar-pastër. Dhe gjithmonë GATI. Faleminderit o Roz që s’me le kurrë në baltë. Kurrë.”