Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 shtetas të cilët akuzohen se ushtronin aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit.
Në prangat e policisë kanë rënë vëllezërit G. S., 34 vjeç, A. S., 29 vjeç, si dhe D. K., 21 vjeç.
Këta shtetas përdornin 3 ambiente në pronësi të dy vëllezërve për ushtrimin e paligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate celular në pronësi të shtetasve të lartpërmendur ku gjatë kontrollit të tyre u konstatuan faqe për vendosjen e lojërave të fatit.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.