Në Çim Peka Live, deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Grida Duma, tha se deklarata e Nishanit se anëtarët e PD u vunë në shërbim të Bashës në zgjedhjet brenda partisë nuk qëndron. Ndërkohë që fakti që PD humbi i faturohet edhe faktit që refuzoi bashkimin me 2-3 elementë të krimit.
‘Ajo që vjen pas kësaj kërkon shumë dimensione. Por përpara se të shkojmë aty, përsa i përket dy-tre elementëve.
Nuk besoj që mesazhi që kjo ishte votë për ata që duan Partinë Demokratikë të kapur, ka qenë absolutisht për ndonjë kandidat. Pas 25 prillit, ajo që kemi thënë në publik është që nuk ka qenë një paaftësi e PD, por një zgjedhje e PD për të mos ardhur në pushtet me mjete të së keqes.
Dhe kjo ishte për tu gjykuar nga demokratët. Humbja me rezultat statistikor është sepse lidershipi i partisë zgjodhi të mos bashkohet me dy-tre elementë të krimit.
Dhe ajo që Basha thotë në këtë deklaratë është që unë kuptoj që ju ma dhatë edhe njëherë besimin duke më vlerësuar për këtë mjet që unë përdora jo për mjetin që unë nuk përdora.
Kjo është e vetmja arsye për falenderimin për moskapjen e PD.
Në asnjë mënyrë nuk do të kishte ndodhur që kryesia e partisë do votonte nëse ata kandidaë do ishin kapur.
Çështja e debatit, e ka kërkuar me kundërshtarin.
Kam votuar Bashën dhe kjo nuk ishte kërkesë e tij.
PD duhet të ruajë diversitetin dhe nuk duhet të ketë përçarje brenda saj. Nuk mendoj se qëndron deklarata e Nishanit që anëtarët e PD janë vënë në fuksion të Bashës.