EURO 2020 vijon rrugëtimin dhe sot janë programuar tre duelet e radhës në grupe.
Pasi Anglia triumfoi një ditë më parë kundër Kroacisë, në grupin D do të luhet edhe ndeshja tjetër prej orës 15:00, mes Çekisë dhe Skocisë.
Të dyja do kërkojnë tre pikët, për të tentuar kalimin e grupit dhe pritet një ndeshje e ekuilibruar. Më pas në program janë duelet e grupit E, ku bën pjesë edhe Spanja tre herë kampione e Europës.
Iberikët luajnë prej orës 21:00 kundër Suedisë dhe pritet të kenë mungesa si Busquets dhe Llorente, kurse nga krahut tjetër Svanberg dhe Kulusevski nuk aktivizohen dot sepse kanë dalë pozitivë me COVID-19.
Para këtij dueli zhvillohet ndeshja Poloni-Sllovaki.
Ky duel luhet në Shën Petersburg në Rusi dhe të gjithë i kanë sytë nga Robert Lewandowski, një makineri golash me gjermanët e Bayern Munich.