‘Mos na çaj tr*pin shumë’, drejtori i kompanisë së naftës ofendon gazetaren

0
124

Banorët e fshatit Visokë në Fier dolën sot në protestë për shkak të dëmtimit që i është bërë rrugës nga mjetet e tonazhit të rëndë që shkojnë për të kërkuar naftë.

Drejtuesi i kompanisë “Terra Oil Swiss”, e cila është e vetmja që operon në zonën e Visokës, Edmond Bejtaj, i cili ka dalë për të pritur banorët në hyrje të kompanisë, ka shpërthyer në fyerje ndaj gazetares së Fax News Fatmira Bajramaj, të cilës i ka thënë shprehimisht ”mos më çaj trapin”.

Teksa gazetarja po e pyeste në lidhje me pretendimet e banorëve, ai i ka kërkuar asaj që të mos ndërhynte, ndërkohë që fjala e përdorur prej tij ka nxitur revoltën e të gjithë të pranishmëve. Në mënyrë demonstrative, Bejtaj është shprehur se ai është i pari i kompanisë, dhe se pretendimet e banorëve nuk qëndrojnë.

Me tone të larta dhe konfliktuale, Bejtaj është përplasur me banorët, ndërsa pranon se dëmtimet e rrugës janë pikërisht për shkak të makinave të rënda të kësaj kompanie.

Përplasja e plotë:

Bejtaj: Fjalën shkatërrim nuk dua ta dëgjoj.

Banorët: Shkatërrim, shkatërrim është.

Bejtaj: Rrugët kanë një dëmtim, që sigurisht vjen dhe nga makinat, ne herë pas here riparojmë, siç edhe kemi premtuar

Banorët: Mos gënje, mos gënje, dje u tregove burrë, e kemi rregulluar privatisht ne rrugën.

Bejtaj: Do të thosha një fjalë por nuk e meriton ta them, e kaq, rrugët do riparohen.

Bajramaj: Çfarë do t’iu thuash banorëve sot?

Bejtaj: Me banorët po flas tashi, mos na çaj trapin shumë, rri këtu, lëre që të flasin ata.

Banorët: O i paedukatë.

Bejtaj: Rrini urtë, rri tashti.

Banorët: Ke motra ti?

Bejtaj: Lëre tashti.

Banorët: E kam bërë rrugën me lekët e mia, çfarë ke bërë ti, nuk vete dot as te toka.

Bejtaj: Ai aty po provokon.

Banorët: Ti thua mos na çaj trapin, gjithë këta burra këtu.

Bejtaj: Unë nuk iu thashë juve, i thashë asaj. Herë tjetër keni ardhur dhe ju të medias për një episod që acaroi fshatin. Hë pusho tani, unë jam i madhi këtu.

Banorët: Ti tregon trapin këtu, dhe ne jemi të paedukatë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here